zoom

Politikë

Basha ndan foto nga mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj: Zoti e shoqëroftë në detyrën e re

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndarë foto nga mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës.

Basha i uron Imzot Dodaj që Zoti ta shoqërojë në detyrën e tij të re.

“I lumtur të merrja pjesë në meshën e fillimit të shërbesës baritore të të emëruarit nga Papa Francesku, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkv i Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Urime të përzemërta Imzot Dodaj, Zoti e shoqëroftë në detyrën e tij të re!”, shkruan Basha.