zoom

Politikë

Basha: Lista e Ramës fasadë për të fshehur Ahmetajn, Gjiknurin, Xhaçkën …

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët është shprehur se lista e Edi Ramës është thjeshtë një fasadë për të fshehur hajdutët Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Olta Xhaçka.

Sipas Bashës, lista e Ramës është thjeshtë një fasadë për të fshehur krimin.

‘Me listën e miratuar dje, PD me aleatët nisi marshimin drejt ndryshimit. Këto 8 vite gjëja më e tmerrshme ka qenë vrasja e shpresës.

Me 25 prill ndryshimi që po vjen s’ka vetëm fytyrën e kandidatëve, por të të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin. Më 25 prill, ndryshimi ka formën dhe fytyrën e mijëra shqiptarëve me sytë nga Aleanca për Ndryshimin’, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, ‘kriteret që mishërojnë kandidatët e listës fituese të PD-së janë sfidat e Shqipërisë. Kjo, një betejë e vështirë’.

‘Rama ngriti një fasadë për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin, Olta Xhaçkën. Pa largimin e tij, gjithçka është e pasigurt. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën’, tha Basha.