zoom

Politikë

Basha kthehet nga rruga/ Ditë zie për Bashkim Finon, anulohet takimi i kreut të PD-së në Fier

Është anuluar takimi i kryedemokratit Lulzim Basha në Fier. Ky vendim ka ardhur pasi 29 marsi u shpall ditë zie kombëtare me një vendim të qeverisë për ndarjen nga jeta të deputetit socialist, ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Kreu i PD-së Fier, Luan Baçi tha se do të respektohet dita e zisë në nder të deputetit Fino. Ndërkohë që Basha, i cili do të zhvillonte një takim elektoral sot në Fier është kthyer nga rruga.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Për shkak të ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit dhe deputetit të parlamentit Bashkim Fino, kryetari i PD Lulzim Basha vendosi të shtyjë aktivitetet politike të parashikuara për ditën e sotme në Fier me pjesëmarrjen e tij.