zoom

Politikë

Basha: Kryeministri dështoi në betejën kundër drogës, Shqipëria burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministri Rama ka dështuar në betejën kundër drogës.

Basha shprehet se nën drejtimin e Ramës, raportet ndërkombëtare e nxjerrin Shqipërinë si burim kryesor në trafikimin e kanabisit në BE.

“Edi Rama e ka cilësuar si një histori suksesi betejën kundër drogës. A ka qenë realisht e tillë? Jo. Në raportin e fundit të Europol, Shqipëria cilësohet burim kryesor i trafikimit të kanabisit në BE”, shkruan Basha.