zoom

Politikë

Basha: Ja sa shkolla janë mbyllur vitet e fundit, shkak emigracioni dhe lindshmëria në rënie!

Kryedemokrati Lulzim Basha ka renditur sipas tij, dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama. Përmes një videoje në “Instastory”, Basha thekson se gjatë viteve të fundit në Shqipëri janë mbyllur 428 shkolla, e shkak për të sipas tij, janë emigracioni dhe lindshmëria në rënie.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

38 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite.

Sa shkolla janë mbyllur ë Shqipëri vitet e fundit? Përgjigja 428 shKolla mbyllën dyert për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë në rënie.