zoom

Politikë

Basha u drejtohet institucioneve të drejtësisë: Shumica e të pandehurve do ishin në pranga, bëni punën tuaj

Lideri demokrat Lulzim Basha në një prononcim për mediat i dërgoi një mesazh institucioneve të drejtësisë, gjykatave dhe prokurorive që të bëjnë detyrën e tyre.

Basha teksa shpalosi dhe 3 komisionet që do të ngrihen në PD për çështje të ndryshme, tha se nëse puna do të ishte bërë nga këto institucione, shumë prej këtyre të pandehurve do të ishin pas hekurave.

“Komisioni Hetimor do të erret me një çështje që e ka marrë vesh e gjithë bota, Becchetti, që shqiptarët duhet të paguajnë. Ato do t’i marrë një njeri për shkak të luftës personale me Edi Ramën. Ne do të ndjekim hapat e mundshëm për t’i vënë përgjegjësit para drejtësisë. Një tjetër çështje është ajo e inceneratorëve, që përbën një masakër mjedisore. Ky është fillimi i një ofensive parlamentare, që do të kompletohet me të gjithë elementet, Kam dhe një mesazh për drejtësinë; të bëjë punën e saj. Nëse do të bëhej puna shumica e të pandehurve do të ishin me pranga në duar. Ne do bëjmë punën tonë, do e vazhdojmë më tej, siç është dhe çështja e pandemisë.”, tha Basha.