zoom

Politikë

Basha falje pronarëve: Ndjesë në emër të PD-së për vendimet tona të vonuara!

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po prezanton programin qeverisës për pronat. Në nisje të fjalës së tij, Basha kërkoi ndjesë në emër të PD-së për vendimet e vonuara dhe problemet me pronat.

“Qëndrimi ynë ka qenë i qartë. Në nisje të debatit poliik për këtë çështje e kam thënë dhe do e them. Iu lutem pronarë pranojeni këtë dhe si ndjesë në emër të PD-së për vonesat për problemet me të cilat jeni hasur në kalvarin tuaj 30-vjeçar edhe për shkak të vendimeve tona të vonuara. As të përndjekurit dhe pronarët s’kishin dhe s’kanë si ta kërkojnë përveçse të shtëpia e lirisë që është PD-ja. Edhe pse disa prej shtrembërimeve të mos kishin ndodhur gjatë qeverisjes tonë, kjo do ishte një ndjesë e merituar sepse ne u kemi dalë zot dhe do u dalim deri në fund pronarëve dhe të përndjekurve politikë. Këtë ndjesë e kemi shoqëruar me ndjekjen e të gjitha hapave politikë pas 25 prillit. Koha që ka rrjedhur jo vetëm që si ka shëruar plagët, por i ka bërë ato dhe më komplekse. Proceset e lëvizjeve demografike kanë shkaktuar ndryshime në zona rurale dhe urbane. Ju siguroj sot ju dhe të gjithë ata përfaqësues që s’na ndjekin për shkak të masave antiCovid dhe çdo pronar shqiptar se pas 25 prillit, qeveria e zgjedhur me votën tuaj …. do kemi vullnetin që ndjesën për vonesën dhe moszgjidhjen e probleme ta kthejnë në plan konkret”, tha Basha.