zoom

Politikë

Basha bën lëvizjen e papritur, kë takon në ”Selinë Blu”

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,po zhvillon një takim në selinë blu me kryetarët e degëve në selinë e PD.

Kjo është hera e dytë që Basha bënë një lëvizje të tiillë, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Në mbledhje po bëhet analiza e zgjedhjeve. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sot zhvilloi një takim me shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek.

Një sërë eksponentësh brenda PD-së kanë kërkuar që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të japë dorëheqjen nga posti, pasi ka humbur zgjedhjet.

Ndërsa, degët e rretheve të PD-së kanë mbajtur qëndrim, duke u shprehur se Basha arriti që të shtojë votat e PD-së, edhe pse maxhoranca ka rritur represionin mbi opozitën.