zoom

Politikë

Bardhi përplaset me FNSH-në në Elbasan: Shkoni kapni bandat atje, jo këtu

Një aksion blic i FNSH-së pasditen e sotme, pranë zyrës së shtabit elektoral të PD-së që kishte objektiv kontrollin e makinave që ishin parkuar pranë, solli irritimin e drejtuesit politik të PD-së, Gazment Bardhi, i cili u përplas me efektivët duke u kërkuar llogari se për shkuan dhe cfarë gjetën.

Efektivët i kërkuan që të mbajë distancë, por Bardhi këmbënguli duke kërkuar llogari, ndërsa në fund i akuzoi se do të mbajnë përgjegjësi dhe u kërkoi që të shkonin të luftonin bandat.

Debati mes Gazment Bardhit dhe policëve

Gazment Bardhi: Procesverbal, cfarë gjete në makinë? Këtu, këtu nuk ke për të ikur, cfarë gjete në makinën që kontrollove? Se atje në shërbim mund të shënosh cfarë të duash ti?

Polici: Mbaj distancën

Gazment Bardhi: Jam në të drejtën time, ke ardhur ti në shtabin tim. Për cfarë e kontrollove makinën? Për cfarë erdhe në shtabin e drejtuesit të forcës më të madhe opozitare? Bandat, bandat, shkoni atje, jo në shtabin tim. Kush të tha thënë dhe cfarë informacioni. Makina është e pastër. Shkoni te bandat.

Polici: Ec çuna, ec

Gazment Bardhi: Do të mbani përgjegjësi secili prej jush që vini në shtabin tim, shkoni te bandat.

Dy ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe dy ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit situata në Elbasan është më e tensionuar se kurrë më parë.