Aplikacion
Ai i ka kujtuar vëllait të kryeministrit vonesën e tij për t’u përgjigjur për çështjen, duke përforcuar dyshimin e atyre që denoncoi publikisht, për lidhje me laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Ai kujtoi se Olsi/Edi Rama janë në hall të madh dhe se kishte vetëm një të vërtetë. Ai i ripërmend 4 faktet e lidhjes me të dyshuarit dhe mjetit të përdorur, teksa theksoi se ndjente keqardhje për Olsi Ramën dhe kryeministrit i rekomandoi të mos fshihej pas vëllait të vogël.
Reagimi i Bardhit:
“Të mendohesh 5 ditë për të bërë një letër qesharake si kjo e Edi/Olsi Ramës ndaj meje, do të thotë se je në hall të madh! Po! Nuk ka dy të vërteta! Ka vetëm një të vërtetë!
Fakti 1.- Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar kufirin 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.
Fakti 2.- Është fakt, jo sajesë politike, se nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.
Fakti 3.- Është fakt dhe jo sajesë politike se policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.
Fakt 4.- Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.
Nga ana njerëzore, ndiej keqardhje për Olsi Ramën. I vëllai, për të shpëtuar nga përgjegjësia, po e përdor edhe atë si çdo bashkëpunëtor që ka keqpërdorur dhe e ka hedhur më pas prapa hekurave!
Politikisht, kam një kërkesë për Edi Ramën! Mos u fshih pas vëllait më të vogël! Në Parlament të enjten ke gjithë kohën për të treguar çfarë bënte yt vëlla me makinën që përdorte grupi i kokainës! Harroje se mund të bësh edhe me SPAK siç bëre me dy prokurorët që mbyllën sytë dhe dosjen bashkë me sytë!”. /ZOOM.AL/