Aplikacion
Ai sulmoi qeverinë për Portin e Durrësit, teksa tha se do ndërtohet me 400 mln euro nga paratë e shqiptarëve si projekt i ri, duke e denoncuar si abuzim.
“Prej muajsh biznesi fason ka qenë në vështirësi. Një pjesë e tyre janë detyruar që të mbyllin aktivitetin ekonomik. Në vend që me ndërhyrjen në buxhetin e shtetit qeveria të merrte masa konkrete për t’i lehtësuar barrën këtij sektori që mban me bukën e gojës mijëra familje në vend, ka vendosur që të bëjë atë që ka rezultuar dështim. Një skemë garancie sovrane, siç u aplikua në kohën e pandemisë.
Në vend që të kishte një mbështetje për këtë kategori për mijëra familjarë të këtij vendi, kryesisht zonja që kanë të ardhura mesatare apo minimale, por qeveria fal portin aktual të Durrësit dhe më paratë e taksapaguesve, të ndërtojë një port të ri. Qeveria e ka portin, por ia fal pa garë një biznesi të përzgjedhur prej tij dhe me paratë e taksapagueseve në vend që t’ia vinte në nevojë shtresës pensioniste, vendos të bëjë një port të ri. Shqetësimet tona ishin ngritja e dy komisioneve hetimore”, tha Bardhi.
Kreu i Grupit të Rithemelimit, në deklaratën për mediat, u pyet nga gazetarët për kandidaturën e Gjin Gjonit për PD-në e Rithemelimit, i cili kur ishte gjyqtar, nuk iu nënshtrua Vettingut.
Bardhi theksoi se nuk është në dijeni të rastit. Ai shtoi se është Komisioni Zgjedhor në PD që do të vendosë përfundimisht për kandidaturat, nëse janë apo jo të denjë për të përfaqësuar qytetarët.
“Kryesia e partisë ka bërë një miratim të vetëkandidimeve apo propozimeve që kanë ardhur nga degët e partive. Është Komisioni Zgjedhor në PD që do të bëjë miratimin final të atyre që do të futen në garë. Këtë rast nuk e njoh, nuk është çështje e grupit parlamentar të PD-së, për më shumë info mund të merrni pranë Sekretariatit të Partisë Demokratike”, tha Bardhi.
I pyetur për investimin në ishullin e Sazanit nga dhëndri i Donald Trump, Bardhi theksoi se PD nuk është kundër investimeve, por se ata duhet të jenë transparente dhe të bëhen me garë.
“Në parim në mbështesim investimet e huaja, por duhet që çdo investim të miratohet me garë të hapur dhe duke bërë analizë të mirfilltë, për të vërejtur se çfarë përfitojnë qytetarët shqiptarë. Ne mirëpresim çdo investitor të investojë në Shqipëri, por projekti duhet të jetë transparent dhe të jetë me garë. Kështu mund të dilet në përfundimin se cila kompani është më e volitshme të investojë”, u shpreh Bardhi. /ZOOM.AL/
Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, GJKKO lë në burg Beqjan: Ka dyshime që mund të largohet