zoom

Sport

Barcelonës i soset durimi/ Shkarkon trajnerin Ronald Koeman, vendin do ia zërë…

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman. Humbja ndaj Rayo Vallecano-s rezultoi të ishte goditja fatale për holandezin.

Joan Laporta njoftoi mbrëmë vonë shkarkimin e e tij. Sipas shtypit spanjoll, kandidatët kryesorë janë katër: favorit është Xavi, i ndjekur nga Andrea Pirlo. Trajneri i Belgjikës, Robert Martinez është gjithashtu në garë, më mbrapa sipas thashethemeve Marcelo Gallardo, aktualisht në krye të River Plate.

Sakaq, Koeman fill pas përfundimit të ndeshjes ndaj Vallecano-s deklaroi se kanë bërë lojë të mirë, por ajo që i mungon është finalizimi i golit.

Kujtojmë që ndikim në vendim mund të ketë apsur dhe humbja në El Clasico, e fituar nga Real Madrid me rezultatin 1-2, në Camp Nou.