Aplikacion
Mediat iberike vijojnë “gjuetinë” për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri i ekipit blaugrana.
Më i kërkuari dhe ëndrra e Laportës mbetet Jurgen Klopp, që tashmë nuk ka skuadër, pas largimit nga Liverpool në fund sezoni.
Sipas Mundo Deportivo, dy janë profilet kryesorë, të dy gjerman. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel dhe Hansi Flick.
Trajnerin aktual të Bayern Munich nuk është në pozita komode, madje Tuchel mund të shkarkohet në javët në vijim nëse nuk ekipi nuk kthehet te rezultatet pozitive.
Flick është gjithashtu një emër që qarkullon prej kohësh në Barcelonë, i papunë që pas shkarkimit të tij nga përfaqësuesja gjermane. Flick gjithashtu lakohet edhe për një rikthim në krye të Bayern duke zëvendësuar pikërisht Tuchel. /ZOOM.AL/
Ola Xama zbulon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij: I vëllai, 32 mln euro xhiro në 10 vite