zoom

Politikë

“Ballkani i hapur”! Tre bashkëpunimet që u firmosën sot nga Rama, Zaev e Vuçiç

Nuk ka më minishengen ballkanik. “Ballkani i hapur” do të quhet nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emërtimi i ri i nismës u prezantua sot në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Kryeministri Rama dhe Zaev dhe presidenti serb Vuçiç në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Marrëveshjet e nënshkruara:

1. Marrëveshja për mobilizimin e të tre vendeve për sa u përket përballimit të katastrofave natyrore. Nëse një katastrofë natyrore godet një vend, do të mobilizohen të tre për të ndihmuar.

2. Marrëveshje mirëkuptimi për të lehtësuar importin dhe eksportin e mallrave. Kjo do të eliminojë barrierat dhe do të ndihmojë në rritjen e ekonomisë së vendeve.

3. Marrëveshje për qarkullim e lirë në tregun e punës. Mundësimin e qasjes së lehtë në tregun e punës dhe marrjen e lejeve të qëndrimit.