zoom

Aktualitet

Babë e bir kultivojnë drogë në shtëpi, policia i kap në flagrancë dhe iu sekuestron 11 kg kanabis

Babë e bir në fshatin Kroi i Madh në Krujë u arrestuan nga policia këtë të hënë, të akuzuar për kultivim narkotikësh.

Ata kishin përshtatur një ambient afër banesës së tyre, në fshatin Kroi i Madh, për tharjen e bimëve narkotike që kultivonin në këtë fshat.

2 shtetasit e arrestuar, N. K., 43 vjeç dhe B. K., 22 vjeç, janë të dyshuar edhe si autorë të kultivimit të rreth 320 bimëve narkotike, të gjetura gjatë kontrolleve të ushtruara nga Policia, 3 javët e fundit, në të njëjtin fshat.

Gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën rreth 11 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe disa bimë në proces tharje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.