zoom

Lajme

Babai i Hailey Bieber po sinjalizon një krisje midis saj dhe Justin?

Çifti shumë i komentuar në mbarë botën Justin dhe Hailey Bieber u panë teksa hynin në kishë. Deri këtu asgjë për tu habitur pasi çifti e ka shprehur se janë besimtarë dhe praktikant të fesë.

Por ajo që ngriti dyshime ishte se ky veprim i tyre erdhi vetëm disa orë pasi babai i Hailey Stephen Baldwin ngjalli shqetësim për mirëqenien e çiftit.

“Të krishterët, ju lutemi, kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje të vogël që ata të kenë mençuri, mbrojtje dhe t’i afrohen Zotit,”.

Ka shkruar babai i partneres së Justin Biber duke lënë të kuptohet se çifti po kalojnë një periudhë të vështirë dhe kanë nevojë për lutje.