zoom

Bota

Avioni me 245 km/h brenda tunelit, piloti italian vendos rekord botëror

Piloti profesionist i garave Dario Costa nga Italia shkroi një kapitull të ri në historinë e aviacionit, ndërsa pilotoi një aeroplan garash në kufijtë të dy tuneleve të ngushta automomjetesh në Stamboll.

Në gjysmë errësirë dhe i rrethuar nga harku i ngushtë i mureve prej betoni, Costa kreu një ngritje të ndërlikuar brenda tunelit të parë.

Më tej ai kaloi përmes një hendeku në ajër të hapur dhe vazhdoi fluturimin me 245 km/orë përmes tunelit të dytë, duke fluturuar më pak se 1 m nga asfalti.