zoom

Sport

Avdijaj flet si shkodran: Vllaznia mund të fitojë titullin, këtu për trajnerin Brdaric!

Pasi u zyrtarizua nga ana e drejtorit sportiv Matko Djarmati, Albion Avdijaj ka dalë në konferencë për shtyp duke i prezantuar si afrimi më i ri i Vllaznisë. Ish-sulmuesi i kombëtares Shpresa ka theksuar se ka qenë prej 3 muajsh në kontakte me shkodranët dhe se zgjodhi Vllazninë për shkak të relatave shumë të mira me trajnerin Brdaric.

“Tirana? Nuk kam çfarë flas për çfarë ka ndodhur. E kam mbyllur këtë kapitur dhe nuk më intereson më. Të shohim përpara! E kam parë lojën e ekipit dhe duhet të tregoj veten. Me Thomas jam prej dy-tre muajsh në kontakt, e kam pasur profesor në ekipin e dytë të Wolfsburg. Kështu që kam besim dhe s’kam ç’flas më shumë thjesht e tregoj në fushë. Nuk bëj premtime për gola. Kam besim se Vllaznia mund ta fitojë titullin sepse e di sesi punon profesori dhe shoh se janë ekip, që të gjithë bashkë duan të arrijnë diçka”, u shpreh Avdijaj./s.s/