zoom

Aktualitet

Autostrada Milot-Fier, Berisha: U shpall tenderi i “Korridorit të Hajnisë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku dhe qeverinë se do të vjedhin 4/5 e tenderit që kanë shpallur për ndërtimin e autostradës “Milot-Fier”, me 22 milion euro kilometrin.

FJALA E BERISHËS:

Të gjitha këto kanë një zgjidhje, largimin e sa më parë të Edi Ramës dhe ekipit të tij vjedhës, nuk mundet që në këto kushte makineria e tyre grabitqare nuk ka të ndalur. Shpallin tenderin e korridorit të Hajnisë, Milot-Fier, në vend që të shpallin indeksin e pagave, t’i kthejnë paratë fermerëve dhe punëtorëve. Po aty nuk vjedh dot kurse me autostradë vjedh 4/5. E ndërtojnë 22 mln euro kilometrin nga 2-3 milionë që është maksimumi në fushë.

Shtatori po vonon, qytetarët shqiptarë duhet të përgatiten dhe do përgatiten për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij njeriu, për të cilin realiteti i hidhur shqiptar nuk ekziston.

Protesta e qytetarëve ka kërkesat e veta dhe ne i mbështesim ato. Unë u bëj thirrje qytetarëve dhe demokratëve që të protestojnë për këtë kauzë të drejtë. Jonada mund të ishte vajza e gjithsecilit prej nesh. Kjo shpirtkazmëri e qytetarëve. Nuk është e thirrur nga PD por nga qytetaret, te jemi realist.

Por ne i mbështesim kauzat e drejtëve. S’ka më si më përpara që dilnin studentët dhe thoshte PD është e studentëve. Ky është qëndrimi ynë ndaj protestave, po ka kauzë të drejtë e mbështesim.

Prania ime fizike, nëse s’jam fizikisht jam shpirtërisht. Jam edhe po qe se nuk ndodhem aty. Jam shpirtërisht.