zoom

Bota

Australianët dalin në demonstrata për të mbështetur palestinezët

Protesta masive janë mbajtur në Sydney dhe Melbourne kundër sulmeve në Gaza ndërsa në Lindjen e Mesme vijon konflikti mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamas-it.

Protesta të ngjashme u mbajtën në qytete të ndryshme rreth e qark botës.

Njerëzit e mbledhur jashtë Town Hall në Sydney mbanin në duar flamurë palestinezë si dhe pankarta në të cilat shkruhej: “Lironi Palestinën” dhe “Bllokojini armët Izraelit”.

Një 20-vjeçar u arrestua pasi u ngjit në ndërtesën e Town Hall duke valëvitur flamurin palestinez. Një vajzë e vogël iu bashkua protestës me prindërit e saj ndërsa në dorë mbante një pankartë ku shkruhej: “Izraeli po vret fëmijë si unë”.

Ndërsa, shumë të tjerë thërrisnin: “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë.”