zoom

Bota

Australia tronditet nga një tërmet i magnitudës 5.9

Një tërmet i magnitudës 5.9 të shkallës Richter tronditi pjesën juglindore të Australisë ditën e sotme.

Lëkundjet e forta u ndjenë përgjithësisht rreth 130 kilometra në verilindje të qytetit Mansfield dhe kishin epiqendër në rreth 10 kilometra thellësi në provincën e Viktorias.

Zyrtarët australianë raportuan për dëmtime të dhjetëra godinave. Instituti i Sizmeologjisë tha se ky ishte tërmeti më i fortë në zonën e Viktorias i raportuar ndonjëherë në histori.

Kryeministri Scott Morrison tha në një deklaratë për shtyp se nga dëmtimet që shkaktoi tërmeti nuk ka pasur të lënduar.

Tërmeti i fundit i fuqishëm që ka goditur Australinë është ai i vitit 2019 në zonën bregdetare të Broome ku aparaturat fiksuan lëkundje të shkallës 6.6 Richter. /Euronews Albania