zoom

Bota

Australi, qeveria përdor aplikacionin për të kontrolluar njerëzit në karantinë

Qeveria Australiane ka nisur përdorimin e një aplikacioni njohës të fytyrës të cilët australianët duhet t’i përgjigjen brenda 15 minutave, duke verifikuar vendodhjen e tyre.

Nëse ata nuk e bëjnë këtë gjë, njoftohet policia dhe ata shkojnë në shtëpinë e personit për një kontroll fizik.

Qeveria thekson se ky aplikacion po përdoret vetëm për sigurinë e qytetarëve australianë.

Media amerikane “The Atlantic” e ka cilësuar aplikacionin si një aplikacion Orwellian të cilin në botën e lirë nuk duhet të ekzistojë. /Përgatiti: Alesia Doçi