zoom

Politikë

Audiopërgjimi për legalizimet, reagon kreu i Kadastrës: Sfidoj përgjuesin dhe PD-në të…

Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka reaguar në lidhje me audiopërgjimin që u publikua sot në media, ku dëgjohej teksa ai jepte direktiva të qarta, gjatë kësaj fushate elektorale ndërsa flet për çështjen e legalizimeve.

Audiopërgjimi në fjalë u publikua nga gazetari investigativ Artan Hoxha. Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’ Lame ka pohuar se bëhet fjalë për një diskutim të vitit 2017.

Sipas tij, takimi në fjalë është bërë në tetor ose nëntor të 2017-ës, pas zgjedhjeve, ndërsa sqaron se nuk bëhet fjalë për një mbledhje për të blerë vota sepse ato i kishin marrë. Ndërkohë Lame ka sqaruar edhe shprehjet e përdorura në fjalimin e tij, si ‘mish për top’ apo dhe ‘Miloshevicin’.

REAGIMI I LAMES
???????? ? ??? ????????? ?? ????? ????
Sot u publikua një regjistrim i një diskutimi tim, të folur në tetor (ose nëntor) 2017, për problematikat e vijimit të procesit të legalizimeve. Aty jemi pas zgjedhjeve të atij viti, pra nuk mblidhemi për të blerë vota se votat i kishim marrë, dhe po diskutojmë se si do të trajtojmë objektet që, me ligjin e trashëguar nga Saliu, nuk mund të legalizoheshin dot. Të gjitha shifrat që përmenden aty janë të vërteta për atë kohë, le që unë i kam deklaruar vazhdimisht edhe publikisht dhe mund t’i gjeni në të gjitha daljet e mia publike.

Them “janë të vërteta për atë kohë”, sepse ndërkaq kemi ecur përpara. Pra, aty them 150 mijë legalizime, sot kemi tejkaluar 210 mijë. Aty them që kanë mbetur edhe 170 mijë por ndërkaq prej këtyre 60 mijë të tjera u bënë. E vetmja shifër ku nuk lëviz, janë rreth 90.000 ndërtime që nuk mund të legalizoheshin me ligjin e asaj kohe dhe këtë e kam thënë sa e sa herë edhe në media.
Natyrisht që unë aty them se “po nuk gjetëm një zgjidhje për këta njerëz, ata do të bëhen mish për top për palën tjetër”. Kush mund të thojë që nuk është kështu?!

Natyrisht që unë them se “këtyre njerëzve që nuk mund të legalizohen, ne do t’ju themi që do të gjejmë një zgjidhje kur të bëjmë ndryshimet ligjore”. Pse, ç’do t’ju thonim, që do t’ju vëmë kazmën sepse kështu e ka ligjin Saliu? Dhe këtë unë e kam përsëritur kaq e kaq herë në çdo takim publik.
Natyrisht që unë aty them që “atij që nuk i legalizohet shtëpia, edhe Miloshevici sikur të vijë e ti thotë që ta legalizoj unë, ai do të bëhet edhe me Miloshevicin”. Po këtë unë e kam thënë edhe në studio televizive.
Aty them se “për masën që nuk legalizohen dot, diku për shkak te nenit 35, diku në zonat që përmbyten, apo zonat e mbrojtura, është kriminale të bëhen”. Po kush më thotë që nuk është kështu dhe, edhe këtë e kam thënë gjithmonë publikisht. A nuk është kriminale të legalizosh në zona të mbrojtura apo në tokë me pronar?!

Dhe pikërisht me këto halle dhe për këto halle, ne bëmë me ligjin e ri 20/20 që u miratua më pas, pas këtyre diskutimeve, ligj i cili parashikon pikërisht këtë gjë, që objektet që nuk mund të legalizohen do të përfitojnë dëmshpërblimin.
Ky ligj i jepo zgjidhjen të gjithë kategorive për të cilat unë kam ngritur shqetësimin në atë takim, në diskutimet publike dhe deri në komisionet parlamentare kur u diskutua.
Rezultati: Ligji 20/20 parashikon zgjidhje për të gjitha kategoritë që përmendja dhe ngrija shqetësimin me zë dhe me figurë.

E folura ime aty është politike. Po natyrisht që politike do të jetë, se unë di të trajtoj problemin politikisht kur flitet për zgjidhje politike, ashtu siç di ta trajtoj teknikisht kur flitet për çështje teknike, apo si historian kur flitet për çështje historike.
Sfidoj përgjuesit dhe PD-në, të gjejnë një kategori ndërtimesh që unë kam përmendur aty dhe ne nuk e zgjidhëm me atë ligj. E kanë të lehtë ta bëjnë, sepse tani kanë në dorë edhe regjistrimin e atij takimi. Unë nuk kam regjistrimin por ligjin që po vepron.
AL

Audio e zbardhur:

“Është bërë një takim tek kryeministri para rreth nji muaji për procesin e legalizimeve në vijim.

Në këto 320 mijë, ëëë objekte që, që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur 170 tjera, në këto 170 të tjera vetëm rreth 60, se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim, vetëm rreth 60 mijë bëhen.

Të tjerat janë të pabëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje, 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra do vazhdojnë të trajtohen, do shikohet, do ta trajtojm, do ta diskutojm, do ta rishohim, atë, kur të rishihet legjislacioni.

I hodhe në krahun tjetër dhe me një herë në qoftë se legalizimet nuk u përdoren nga PD-ja nuk u zunë në gojë këto katër vjet, nuk u zunë pikërisht se e konsideruan betejë të humbur, kudo që do ta përmendnin menjëherë ne do ti thonim njerëzve që po këta se bënë ndërsa këta e bënë, dhe zgjodhën këtë mënyrë heshtën fare, në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i skualifikoj se nuk ju legalizohen këta i ktheve në mall për palën tjetër, atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë, pra do vazhdojm të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur duke sepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore, sepse do ta rishohim dhe njëherë e keshtu me rradhë, por kjo bën, ka bërë, bën dhe do bëjë që shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë më erdhën dy herë pse sma bëni, më kan ardhur në shtëpi, prapa kësaj të jeni të bindur që në shumicën në shumë raste qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi ëë që shtpija jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh.

Millosheviçi t’i thoj që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin, në rregull, se ka shtëpinë, të jeni të qartë, kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objekte me bashkitë, kryesisht me Bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për skualifikim masiv. Edhe unë po të isha kandidat, do iu thoja që ditën e parë pas zgjedhjeve do ju bëhen të gjithë legalizimit. Edhe iku ai, pra çfarë i intereson atij politika, ai do të shpëtojë shtëpinë.”– tha Lame.