zoom

Aktualitet

Audio e rrallë/ Rama-Berishës: Bjeruni! Ia kthen ish-kryeministri: Auu, bravo ke të drejtë

TIRANË– Një bisedë e rrallë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është zbuluar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, si si ndër të paktat raste dyshja, “armike” të përbetuar, bien dakord.

E gjithë biseda është zhvilluar në 4 janar të 1990, ku të pranishëm kanë qenë Sali Berisha, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Sali Shijaku piktor, ky i fundit ishte në presidiumin e Kuvendit Popullor! Të gjithë  kanë qenë së bashku në një studion piktorit, Ramadan Karanxha. Ka qenë ky i fundit i ka pasur një magnetofon dhe ka regjistruar bisedën, që është ruajtur ditën e sotme.

Nga sa është thënë në studio, audio është regjistruar një ditë përpara se të dilte gazeta e Rilindjes Demokratike, ku Berisha dhe Hajdari ishin kthyer nga një miting në Lushnje dhe biseda ka në fokus qëndrimet ndaj Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe për zgjedhjet që u shtynë nga shkurti për në mars. Se si janë bërë bashkë të gjithë në këtë studio është e paqartë, e ndërsa biseda e plotë është për rreth 13 minuta.

Edhe Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë konfirmuar që është zëri i tyre në video, por kanë deklaruar se e kanë të paqartë si takim.

Pjesë nga biseda
Sali Berisha:
Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.

Berisha: Ouu. Bravo … Shumë të drejte ke.