zoom

Sport

Atmosferë pozitive te Kombëtarja para miqësoreve. Stërvitje, kërcim dhe humor

Shqipëria ka nisur përgatitjet për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë, të planifikuara të luhen në fundin e marsit. Sot ishte dita e dytë e stërvitjes, teksa janë thirrur 26 lojtarë.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho ka grumbulluar skuadrën dhe dje është mbajtur edhe seanca e parë stërvitore.

Atmosfera në kombëtare është mjaft pozitive. FSHF ndau e një video nga atmosfera, ku shihet se disa nga futbollistët nuk hezitojnë të kërcejnë.

Dhe madje e shoqëron videon disa sekondashe me një diçiturë.

“Gjejeni pak kush e kapi Prime-n sot”, shkruan Federata Shqiptare e Futbollit në përshkrimin e videos. /ZOOM.AL/