Aplikacion
Indrit Lleshaj dhe Artan Llazari po udhëtonin me një “Audi Q5”, kur një makinë tjetër bllokoi rrugën e tyre jashtë një lokali. Pak sekonda më pas, aty mbërritën me motoçikletë dy persona të maskuar, të cilët qëlluan me breshëri në drejtim të shqiptarëve.
Lleshaj dhe Llazari u plagosën në gjoks dhe qafë.
Autorët, ende të paidentifikuar, u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa dy shqiptarët u dërguan në spital, ku ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë po hetohen nga autoritetet italiane.