zoom

Aktualitet

Atentat porositësit të tritolit për ish -prefektin Dervishaj

Vlora u trondit paraditen e së martës nga një breshëri automatike kur persona ende të paidentifikuar qëlluan në drejtim të shtetasit Marion Mitro, një person i njohur nga drejtësia.

Mitro mori një plumb në kokë dhe një në krah, por është jashtë rrezikut për jetën.

49 -vjeçari ka qenë pjesë e dosjes së vrasësit me pagesë, Julian Sinanit. Rreth një vit më parë ai doli nga burgu.

Pjesa e kësaj dosje ka qenë edhe Erjon Mëhillaj, i cili vrau veten në burg.

Mitro është dënuar nga gjykata me 19 vite burg, ndërsa organi i akuzës kërkoi dënimin me 26 vite burg për të.

Më pas, ai apeloi vendimin dhe Apeli i Krimeve të Rënda e uli atë në 8 vjet burg. Mitro akuzohej për tre vepra penale.

Mitro u akuzua se ka porositur atentatin e mbetur në tentativë ndaj ish-prefektit të Vlorës, Besnik Dervishaj.

Poshtë makinës së tij u gjet nje pako tritol. Eksplozivi u zbulua teksa makina parkoi para kryeministrisë. /Zoom.al