zoom

Aktualitet

Atë që Kryemadhi s’e shpjegoi dot për 95 minuta e tregon gazetari në pak fjali

Kryetarja e LSI nuk arriti të tregonte në 95 minuta që iu dhanë në emisionin Opinon se ku qëndronte skandali me dosjen e inceneratorit të Tiranës. Gazetari Blendi Fevziu, analisti Lorenc Vangjeli dhe juristi Plarent Ndreca e ironizuan disa herë atë dhe s’patën asnjë vështirësi t’ia rrëzonin pretendimet.
Por a kishte shkelje në atë dosje? Ose më thjesht, cfarë kërkonte të tregonte Kryemadhi, vecanërisht kur përmendte kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Gazetari Klodian Tomorri ka këtë shpjegim të thjeshtë:
Ato letrat qe po nxjerr Monika sot ne Opinion mua me eshte dashur ti lexoj te gjitha germe per germe. Dhe po. Ministria e Financave ka qene kundershtari me i fuqishem i koncesionit te incineratorit.
Ka te pakten 4-5 shkresa ku MF e refuzon koncesionin sepse ne te ishte fshehur fakti qe projekti kerkonte financim publik, pra kerkonte para nga buxheti. Ne te gjitha shkresat, projekti kthehej mbrapsht dhe MF i ka kerkuar shprehimisht Ministrise se Mjedisit dhe Bashkive te qarkut Tirane qe nese duan projektin te marrin persiper financimin e tij brenda tavaneve buxhetore.
Por ne fund diga u ca sepse nderhyri Lali Eri me rroveshate al volo. Komcesioni i incineratorit u miratua me nje shkrese me tek fjali te Lalit. Dhe fjalia eshte kjo:
“Bashkia Tirane eshte parimisht dakord me rolin e saj”. Kjo nenkuptonte se Bashkia e Tiranes njihte pergjegjesine e saj per financimin.
Me keto 3 fjale te Lalit u zgjidh perfundimisht problemi i plehrave te Tiranes. Ky eshte shteti serioz, jo llafe.