zoom

Stil

Astrologia: Elhaida Dani fiton “Dancing With the Stars”

Një nga spektaklet më të ndjekura në Shqipëri, është edhe “Dancing With The Stars”.

Pranvera Xhafa, astrologe dhe studiuese e shkencave okulte, e pyetur se bazuar në shenjat e horoskopit cili prej konkurrentëve do të triumfojë, ajo tha emrin e këngëtares Elahida Dani.

“Elhaida si Ujor mund të jetë ndër dy çiftet që mund ta fitojë dhe kjo jo vetëm për shkak të shenjës. Arditi si Bricjap nëse është aq ambicioz dhe ka punuar vërtet, ai mund ta fitojë. Me favorin e shenjave e fiton Ujori pra Elhaida. Për Sarën dhe Megin që janë Binjak, nuk do ta fitojë asnjëra prej tyre”.

Astrologia gjithashtu na zbuloi dhe shenjat që vitin e ardhshëm do të kenë shumë sukses. “Shenjat e ajrit do dalin më në pah, do jenë pak më rebele seç mund të kenë qenë. Do shikoni që marrin vrull dhe kontrollojnë situatën”.