zoom

Bota

AstraZeneca pranon për herë të parë efektet anësore të vaksinave: Shkaktojnë mpiksje të gjakut

AstraZeneca, grupi britanik i vaksinave kundër COVID-19, ka pranuar për herë të pa efektet anësore që disa prej vaksinave shkaktojnë në trupin e njeriut.

Në gjykatë, ku po përballet me paditë e disa qytetarëve britanikë, kompania, në dosjen e dorëzuar për mbrojtje, ka pohuar se në disa raste, vaksinat mund të shkaktonin mpiksje fatale të gjakut në vena.

Sipas medias britanike “Daily Mail”, një deklaratë e tillë mund të japë të drejtë dëmshpërblimi për dhjetëra paditës, që pretendojnë se janë gjymtuar ose kanë humbur të afërmit e tyre nga vaksinat AstraZeneca.

Rreth 50 milionë doza AstraZeneca janë injektuar në total në Britani