zoom

Bota

“Askush s’e ka trajtuar më ashpër se unë Putinin”! Trump: Biden ia la skenën Rusisë

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump ka komentuar takimin Biden-Putin në Samitin e mbajtur ditën e djeshme në Genevë.

Në një intervistë për ”Fox News’’ Trump e cilësoi Samitin si një ditë të mirë për Rusinë kurse SHBA nuk mori asgjë.

“Një ditë e mirë për Rusinë. Unë nuk shoh se çfarë fituam prej saj”, tha Trump.

Ai tha se Biden ia la skenën Rusisë teksa nuk kërkoi. Po ashtu Trump kujton se me Putinin kishte një marrëdhënie shumë të mirë, por askush nuk e trajton më ashpër seç e trajtonte ai kur ishte President i SHBA.

“Ne nuk morëm asgjë. Ne i dhamë një skenë shumë të madhe Rusisë dhe nuk morëm asgjë. Ne kemi hequr dorë nga diçka që është tepër e vlefshme. Unë ndalova tubacionin, Nord Stream [2], dhe ai tubacion u ndalua. Ajo u kthye dhe asgjë nuk u mor për të. Unë kisha një marrëdhënie shumë të mirë me Putinin, por askush nuk e trajtoi më ashpër”,  tha Trump.