zoom

Të gjitha

“As unë, s’jam te unë sa ti”, kujt ia shprehu dashurinë Melisa?

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi vazhdon të jetë një ndër emrat më të komentuar në mediat rozë përsa i përket marrëdhënies së saj me Andin.

Prej kohësh po qarkullojnë thashetheme se ata mund të jenë në një lidhje dashurie. Për më tepër u ngritën dyshimet se kjo ishte dhe arsyeja pse Melisa u largua nga formati i dashurisë. Megjithëse dyshja i ka hedhur poshtë aludimet e publikut, fotot që hedhin hije dyshime mbi ta kanë nxitur mjaft aludime në publik, siç ishte rasti i fotos së fundit ku Melisa u shfaq teksa mbante veshur këmishën e Andit.

Kujtojmë se para disa ditësh në rrjetet sociale qarkulluan disa foto të Andit dhe Melisës, të cilat i bënë të gjithë të dyshonin se ata janë realisht në një lidhje mes tyre. Në rrjete sociale u publikuan foto të dy protagonistëve, në të cilat Andi dhe Melisa shfaqen me të njëjtin kapuç në kokë.

Gjithashtu janë shkëputur disa imazhe gjatë videove live që Melisa dhe Andi kanë bërë dhe ndjekësit kanë vënë re një detaj të ngjashëm nga shtëpitë e tyre. Por, ndjekësit i janë vënë pas çiftit dhe duan me patjetër që ata ta pranojnë faktin që janë çift, pasi numërojnë edhe fansa të shumtë që gjithashtu kanë hapur llogari me emrat e tyre.

Para disa ditësh Andi dhe Melisa janë fotografuar duke bërë shopping së bashku. Së fundmi, dyshja janë fotografuar sërish bashkë me njëri-tjetrin duke u futur në të njëjtën makinë. Kjo është e disata herë që kapen “mat” së bashku mirëpo ata nuk kanë konfirmuar asnjëherë për një lidhje të mundshme mes tyre.

Para disa minutave, Melisa ka publikuar në InstaStory një shprehje me nota mjaft romantike.

“As unë, s’jam te unë sa ti”, shkruhet në shprehjen që Melisa ka përzgjedhur për të ndarë me fansat.

Mesa duket një “princ” ia paska vjedhur zemrën bukuroshes. Të jetë Andi vallë?