zoom

Aktualitet

As 3 muaj në detyrë, largohet drejtori i Tatimeve në Shkodër/ Prezantohet drejtuesi i ri

Agron Hasanaj nuk do jetë më drejtor Rajonal i Tatimeve në Shkodër. Hasanaj mësohet se ka dhënë dorëheqjen duke u larguar nga ky post vetëm pas 3 muajsh.

Agron Hasanaj u emërua drejtor Rajonal i Tatimeve pak para fushatës elektorale, ndërsa ishte kandidat i platformës “Deputeti që duam”, por që nuk arriti të ishte në listat e kandidatëve për deputet të PS-së për qarkun Shkodër.

Agron Hasanaj, sipas Star Plus do të vijojë të jetë drejtor i Drejtorisë së Kontrollit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve.

Në vend të tij do të jetë Sidrit Istrefi, i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë  Rajonale të Tatimeve në Shkodër.

Pak kohë më parë, dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar, Slladi Dani nga Fieri.

Në vazhdimësi priten edhe lëvizje të tjera në drejtoritë rajonale të PS-së Shkodër.