zoom

Aktualitet

Arti shqiptar në zi/ Postimi i djalit të Radojës: Bab, do të ndrijnë sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit…

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja ka dhënë lajmin e trishtë se i ati ka humbur betejën me koronavirusit.

Redi Radoja shkruan se sytë e babait të tij do të ndrijnë në ballin e vajzës, djalit, mbesës dhe nipit të vogël.

Postimi i plotë:
Pushofsh në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël …Repose en paix papa …Tes yeux continuent à briller sur le front de tes enfants et petits-enfants.

Aktori i njohur Guljelm Radoja ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në moshën 75-vjeçare. Prej dy ditësh ishte i intubuar pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua. Më shumë se një muaj qëndroi në spitalin e Durrësit dhe më pas u transferua tek spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.