zoom

Aktualitet

Arti në zi, ndërron artisti i madh shqiptar

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare artisti i njohur shkodran Berhan Nehani.

Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Ajo veçon kohën kur Nehani ishte pjesë e grupit “Karajfilat që ka Shkodra”, që u rikthye sërish prej tij 5 vite më parë.

“Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.  Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model. Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani”, shkruan Ademi.