zoom

Slider

Arsyeja ishte një vajzë! Gjykata angleze shpall fajtor shqiptarin që vrau me 4 plumba berberin

7 korrikun e 2019-ës, një shqiptar me emrin Jeton Krasniqi la të vdekur berberin Grineo Daka duke e qëlluar me armë zjarri, në një klub në Londrën Lindore. Jeton Krasniqi, 27 vjeç u shpall fajtor për vrasjen e viktimës, e ndërsa Edison Brahimi, 30 vjeç u shpall fajtor për moskallëzim krimi.

Grineo, nga Stratford-i u qëllua pas shpine në orët e para të 7 korrikut 2019, në klubin Phoenix Snooker, në Lea Bridge Road dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Një ditë para se të vritej, Grineo kishte qenë në vendin e ngjarjes me disa miq dhe u përfshi në një grindje me një grup tjetër, njëri prej të cilëve ishte goditur me një shishe. Të nesërmen në mbrëmje ai arriti në klub me të tjerët – pasi mori një telefonatë – dhe u nis për në lokalin e katit të sipërm. Shkak dyshohet se u bë një vajzë, me të cilin i ndjeri kishte romancë. 27-vjeçari Jeton Krasniqi, i lindur në Kosovë qëlloi të paktën katër herë Grineo Dakën, shkruajnë mediat britanike.

Katër të shtëna u qëlluan gjithashtu nga një armë që ishte kontrabanduar në vendin e ngjarjes. Grineo u plagos fatalisht dhe vdiq në vend, njëri nga miqtë e tij u qëllua gjithashtu në këmbë dhe dy plumba të tjerë u gjetën brenda klubit.

Krasniqi, i cili kishte veshur doreza pavarësisht se ishte korrik, u kap në pamjet e CCTV-së duke hyrë në një zonë të ballkonit para se të hidhte një send drejt kopshtit fqinj. Çështja pati një përparim në 6 dhjetor 2019, kur Brahimi u arrestua pasi u gjurmua në një adresë në Westminster. Të dy u shpallën fajtorë për akuzat e tyre. Krasniqi dhe Brahimi do të dënohen në të njëjtën gjykatë më 25 qershor.