zoom

Aktualitet

Arrestohet njëri nga vrasësit e dyshuar të Tauland Gjikaj, sekuestrohet edhe kallashnikovi

Policia e Vlorës ka arrestuar njërin prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Tauland Gjikaj ditën e sotme.

Ai është 44-vjeçari me iniciale H.J., njofton policinë, teksa bën me dije se ka sekuestruar edhe armën e vrasjes, një kallashnikov. U sekuestrua edhe automjeti tip Ford me të cilin autori tentoi të largohej.

Tauland Gjikaj ishte duke ecur në rrugë, kur u qëllua me kallashnikov. Fatmirësisht plumbave u kanë shpëtuar disa qytetarë që qëndronin në një lokal dhe të tjerë kalimtarë që po ecnin në rrugë në afërsi të vendit të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.