zoom

Slider

Arrestohet në Brazil për armëmbajtje pa leje ish-bosi i Formula 1

Ish-bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, u arrestua në Brazil të mërkurën mbrëma për mbajtjen e paligjshme të një arme teksa hipte në një aeroplan privat për në Zvicër.

Policia braziliane gjeti një armë LW Seecamp 32 pa dokumente në bagazhin e Ecclestone gjatë një ekzaminimi me rreze X.

Në një deklaratë për mediat policia njoftoi se më pas Ecclestone u arrestua dhe u dërgua në një strukturë në aeroportin Viracopos në Campinas.

Ecclestone pranoi se e kishte armën, por tha se ai nuk ishte në dijeni se ajo ishte në bagazhin e tij në atë kohë, tha policia. 91-vjeçari pagoi me kusht dhe u lirua për të udhëtuar në Zvicër. /zoom.al/