zoom

Bota

Arrestohet gruaja e “El Chapo”, mbretit të drogës!

Gruaja e mbretit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzmán Loera u arrestua të hënën në Virginia, me akuza në lidhje me përfshirjen e saj të pretenduar në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Emma Coronel Aispuro, 31 vjeç, u kap në aeroportin ndërkombëtar Dulles, në SHBA dhe po përballet me akuza për komplot për shpërndarjen e një kilogram ose më shumë heroinë, pesë kilogramë ose më shumë kokainë, 1000 kilogramë ose më shumë marijuanë dhe 500 gramë ose më shumë metamfetamina për import të paligjshëm në vend, sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Drejtësisë në vend.

Sipas një ankese penale, “ekziston një shkak i mundshëm për të besuar se, të paktën nga ose rreth vitit 2014 dhe të paktën në ose rreth 19 janarit 2017, Emma komplotoi me Guzman (El Chapo) dhe të tjerë. Ankesa thotë se FBI beson se ajo merrte mesazhe nga 63-vjeçari Guzman tek togerët e tij, bashkëpunëtorët dhe katër djemtë përpara dhe ndërsa El Chapo ishte në një burg në Meksikë.

31-vjeçarja, qytetare e dyfishtë e SHBA-së dhe Meksikës, pritet të bëjë paraqitjen e saj të parë ditën e martë, në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Washington, DC, përmes një video-konference.

Prokurorët thanë se Coronel komplotoi me të tjerët për të ndihmuar bashkëshortin e saj me arratisjen më 11 korrik 2015, nga një burg në Meksikë. Pasi Guzmán u rikthye në Meksikë në janar të 2016-ës, gruaja e tij pretendohet të jetë përfshirë në planifikimin e një arratisjeje tjetër nga burgu para se ai të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara në janar 2017, sipas zyrtarëve.

Guzman (El Chapo) – i cilin ndërtoi “një perandori globale të narkotikëve”, u dënua me jetë pas një gjykimi të jurisë në vitin 2019, plus 30 vite burg federal.

Pas arrestimit të tretë të Guzman në vitin 2016, ai ishte nën vëzhgim të rreptë. U soll në New York, ku qëndroi gjatë gjyqeve dhe dënimit të tij. Siguria për gjyqin e Guzman ishte aq e madhe sa ura e Brooklyn u mbyll çdo javë për të lejuar që Guzman të transferohej me një rresht automjetesh, shoqëruar me helikopterë. El Chapo mund të komunikonte vetëm me anëtarët e ekipit të tij ligjor dhe i lejoheshin disa vizita nga motra, por ai nuk u lejua të takohej me bashkëshorten, Coronel.

Pasi u dënua, ai firmosi të drejtat për emrin e tij në mënyrë që Coronel, një ish-modele dhe pjesëmarrëse konkursesh bukurie, të mund të fillonte linjën e saj të veshjeje me markën “El Chapo”.

Guzmán dhe Coronel janë të martuar që prej vitit 2007. FBI pretendon se dhe babai i Coronel, ishte anëtar i kartelit të drogës së El Chapo-s.