zoom

Slider

Arrestohen dhjetëra shqiptarë! Drogë me autobusë dhe trena nga Shqipëria në Itali e Gjermani

Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare, që kryente trafik ndërkombëtar drogë.

Operacioni policor antidrogë u krye në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare dhe gjermane, ku raportohet se ka të arrestuar në Vlorë, Këln dhe Romë. Gjithsej janë 55 të arrestuar, mes tyre 27 shtetas shqiptarë, 5 prej të cilëve në Vlorë.

Banda trafikonte kanabis nga Shqipëria në Itali, e droga dërgohej në Gjermani me autobusë e trena. Bëhet fjalë për 3 organizata të ndryshme kriminale, që kishin si synim trafikimin e paligjshëm të drogës, prodhimin dhe mbajtjen e paligjshme të drogës dhe për gënjeshtra duke mashtruar zyrtarin publik.

Droga e llojit marijuana nisej nga Shqipëria dhe kishte destinacione të ndryshme në Evropë.  Grupi kriminal shqiptar e bënte të gjithë këtë aktivitet falë aleancës me anëtarët e mafias nigeriane, të pranishëm në Itali.