zoom

Aktualitet

Arrestohen babë e bir në Tiranë, rrahën dhëndrin dhe krushkun

Dy persona janë vënë në prangat e policisë, sepse akuzohen për dhunë në familje.

Të arrestuarit janë B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç ( dhëndrin dhe krushkun e tyre).

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasve B. Ç., 54 vjeç dhe H. Ç., 22 vjeç (babë e bir), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve K. M., 30 vjeç dhe A. M., 53 vjeç (dhëndrin dhe krushku e tyre).