zoom

Aktualitet

Arrestohen 5 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Tiranë – 5 persona kanë rënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë të arrestuarit janë A. D 23 vjec, E. M., 19 vjeç, O. Z., 36 vjeç, E. M., 18 vjeç si dhe A. Gj., 21 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 23 vjeç,pasi në rrugën “Hasan Alla”, nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit E. M., 19 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

O. Z., 36 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje ;

E. M., 18 vjeç, (nxënës i një shkolle), pasi ka goditur për shkak të detyrës oficerin e shkollës.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.