zoom

Aktualitet

Arrestimi i kryebashkiakut, Artan Hoxha: I dola borxhit. Të kishte ikur që në atë kohë

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut socialist të Bulqizës, Lefter Alla.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale ai shkruan se Alla duhet të kishte ikur që atëherë kur e paralajmëroi ai dhe sot nuk do të përfundonte në burg.

“Edhe i pata dalë borxhit me kohë!!! Të kishte ikur që në atë kohë sot nuk do përfundonte në burg….

SPAK arreston kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tendera publik…”, shkruan Artan Hoxha.