Aplikacion
Por ajo që ra në sy ishte fakti se ndryshe nga herët e tjera, kur “udhëtonte me veturë rrugëve të asfaltuara”, me shofer personal ish-drejtorin e arrestuar të ARRSH, Ervis Berberi dhe pasagjere ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kreu i qeverisë u pa i vetëm teksa jepte direktiva për teknikët dhe punonjësit, se si të lyenin daljet e aksit.
Në çdo inspektim që u ka bërë rrugëve dhe veprave të infrastruktures, Rama ka qenë i shoqëruar nga ministja Balluku dhe shmangia e saj në Vlore vjen pas arrestimit të krahut të saj të djathtë, kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash dhe lajmeve se SPAK po heton edhe vetë ministren.
Shkuarja e Ramës në Vlorë pa Ballukun, përbën jo vetëm një distancim prej saj, por është edhe një sinjal i fortë se Balluku nuk e ka më mbrojtjen e kreut të qeverisë.
Nga hetimet e deritanishme është zbuluar se në telefonat e dy biznesmenëve të arrestuar, Begaj dhe Lami, që kanë përfituar tenderime rrugësh nga berberi në mënyrë të paligjshme dhe duke i dhënë pjesën zyrtarit, janë gjetur biseda dyshuese. Fjali me shifra 20-she apo nëse “ministri a di gjë?”.
SPAK po i verifikon përse bëhet fjalë, teksa tre të arrestuarit presin masën e sigurisë, konfirmimin e “arrestit me burg”, nga GJKKO, që u shty për njohje me aktet e dosjes.
Berberi akuzohet se bleu një kompani me 800 euro dhe në skemë korruptive të dyshuar, e shiti për 2,2 mln euro, ku nëpërmjet saj qarkullonte vlerat e tenderimeve të ndryshme, me mbi 300 mln lekë të reja, ku palë ishin dy biznesmenët e ndaluar.
Në banesë iu gjetën shuma të mëdha eurosh cash, për të cilat tha se i kishte fituar nga pikturat e shitura që bënte vetë. /ZOOM.AL/