zoom

Aktualitet

“Armën e kisha me leje”/ Seanca gjyqësore ndaj Muskurtit, avokati: Vuan nga probleme mendore

Arsen Muskurti, autori i vrasjes së vëllait dhe të kunatës së tij dy ditë më parë është lënë sot në “arrest me burg”. Para togave të zeza ai ka deklaruar se armën e krimit e ka pasur me lejë, ndërsa thekson se ndaj vëllait dhe kunatës ka barë 7 kallëzime penale.

“Armën e kam patur me leje7. Kam bërë 7 kallëzime për vëllain dhe kunatën, të fundit e bëra ditën e vrasjes”, mësohet të kenë thënë Muskurti gjatë seancës.

Ndërkohë avokati kërkoi arrest në burg 30 ditë për Arsen Muskurtin, sipas të cilit, klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë merr mjekim.

“Më ka kërkuar mua që ta dorëzoj. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurti.