zoom

Stil

Armaldo e “kërcënoi”se do ta nxjerrë në nominim, Kiara i kthehet kundër Luizit: Më ke përdorur

Armaldo ka paralajmëruar Kiarën se do ta nxjerrë në nominim, si shenjë hakmarrje ndaj Luizit, pasi ky i fundit nxorri në nominim Armaldon dhe Kristin, të cilët u futën në tualet me Luizin. Por mesa duket ky paralajmërim i Armaldos nuk është pritur mirë nga Kiara e cila ka pasur një debat sëfundmi me Luizin.

Kiara i ka kërkuar Luizit të mos e përdorë emrin e saj si argument në lojërat e tij pasi Luizi tha se i nxori në nomnim në shenjë hakmarrje për sjelljet që ata kanë pasur ndaj Kiarës.

Kiara: Ti Kiarën e ke përdorur në çdo hakmarrje që ke patur me banorët e tjerë, e ke përmendur. Çfarë dëmi më kanë bërë mua ata? Pse duhet të marrësh hak e të përmendësh një histori që unë e kisha harruar? Këtu jemi në lojë, nuk jemi jashtë. Mos ma përmend më emrin mua. Mos përdor një situatë timen. Pastaj unë ndjehem keq, ndjehem e përdorur nga ty dhe gjithë banorët e tjerë. Ka ardhur në një pikë që jam shumë e mbushur.

Luizi: Gjithë ato mesazhe “Nënë Tereza”, “Mbretëresha e Paqes”, të vijnë si rrjedhojë e sjelljes që ke patur në këto situata, as nuk ke
kërkuar hakamrrjes as asgjë. Ti vazhdo kështu.

Kiara: Mos përdor situatat e mia për të të leverdisur ty, je vetëm në lojë. Unë zgjedh qetësinë time, lumturinë time. Jam në pozitë të vështirë me ty për lojën tënde. Mos thuaj “po marr hak për Kiarën.” Mendon se do më bësh krenare po dole kur të dal unë? Nuk është gjë për të mu premtuar mua, ti mendon vetëm për vete, nuk mendon çfarë dua unë e çfarë ndjej unë. Unë nuk jam ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë që ti ke krijuar, i thua “i pabesë” Armaldos, edhe ti “i pabesë” je treguar. Ai normal që do të më vijë mua të thotë “do të fus thikë pas shpine”, unë nuk kam frikë, por është normale sepse ti më ke përfshirë në shumë situate që nuk kam dashur. Mos më bëj më hije, të jesh ti që përdor situatat e mija për t’u hakmarrë. U lodha sinqerisht me këto gjëra, të gjithë e dinë sa duhemi, por nuk është nevoja të hakmerresh për mua.

Luizi: Luftërat e tua dua t’i bëj unë.

Kiara: Jo more nuk ke nevojë, më lër kështu, dështova, dështova.

Luizi: Nuk thashë se fiton nga unë ose dështon nga unë.
Kiara: Ti më step me këto gjera.

Luizi: Unë marr përsipër pjesën kur preket emri im dhe pozicioni im, në situatat e tua. Si partneri yt, si i dashur, kam përgjegjësi.

Kiara: Të vish ti pas dy muajsh me një situatë që e kishim harruar të dy, mua nuk më duket normale të më përdorësh.

Luizi: Në këtë shtëpi është thënë një fjalë shumë e rëndë që më ka prekur, nga një banor që nuk është këtu. Kur të dal do ia kthej përgjigjen.