zoom

Aktualitet

Arjan Curri bën deklaratën e fortë: Rama dhe Berisha janë takuar para 2 ditësh, bënë marrëveshje

Analisti Arjan Curri zbuloi marrëveshjen, që sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë arritur me njëri-tjetrin dy ditë më parë.

Në studion e “Top Story”, Arjan Curri deklaroi se Rama dhe Berisha janë takuar dy ditë më parë përmes të dërguarve të tyre për t’u dakordësuar për amnistinë penale që u miratua sot nga Parlamenti.

Sipas tij, Rama dhe Berisha kanë rënë dakord që përmes amnistisë të përfitojnë të dyja palët. Arjan Curri shtoi edhe dyshimin që ata të kenë rënë dakord edhe që vula e PD të jepet me pazar.

“Çelësin e dha Balla kur tha shijoje postin i tha Gazit se është me përgjegjësi. Në hyrje të parlamentit ishte një ish kafe në bodrum, tani para dy ditësh janë takuar dy eksponentët e rëndësishëm PS-PD dhe përmes emisarëve të tyre… Rama dhe Berisha janë takuar përmes emisarëve. Është bërë marrëveshje, kjo amnisti të kalojë në skuta, është shkelur çdo rregull.

Nuk është sekret se ka kanale të nëndheshme. Fitojnë disa njerëz konkretë të të dyja krahëve që janë burgosur dhe duhen falur. Përfiton Gaz Bardhi dhe gjithë Foltorja dhe së treti është shkelur syri që përmes marrëveshjes mund tu jepet edhe vula. Nuk e di nëse pikën e tretë do e realizojë Rama”-tha Curri.

“Këto janë deklarata për hir të klikimeve. Sa bukur e the”, ishte përgjigjja e deputetit demokrat, Luçiano Boçi, që po ashtu ishte pjesë e diskutimeve në studio.