zoom

Lajme

Argita në krye të PD-së? Berisha: Unë nuk do t’ia hap dyert! Nëse vendos të hyjë në politikë…

Sali Berisha ka deklaruar se vajza e tij, Argita Malltezi nuk ka shprehur ambicie për të marrë kreun e PD-së.

Por, kryedemokrati theksoi se nëse ajo do të dojë të përfshihet në politikë nuk do t’ia hapë dyert.

Berisha theksoi se Argita Malltezi do të duhet t’i nënshtrohet procesit të zgjedhjes si gjithë të tjerët.

“Unë kurrë nuk kam bërë lojë të dyfishtë. Vajza ime është një vajzë e shkolluar, që studente ka qenë në politike. Ajo ka bindjet e veta politike dhe merr vendimet vetë. Nëse vajza ime vendos të hyjë në politike kjo nuk do të ndodhë se unë do t’ja hap dyert, do ketë procedurën njësoj si demokratët e tjerë.

Por unë nuk e ndaloj. Me mua nuk ka shprehur dëshirë. Ajo është aktive në politike, por ka gjykuar që të vazhdojë jetën e saj”, tha Berisha në Opinion.

I pyetur nëse e shikon Argitën si drejtuese të mirë të PD, ai u përgjigj: “Duhet provuar, por a ka ajo formimin politik? Po e ka.”

Postime të lidhura