Aplikacion
Mes tyre është edhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi. Ajo është bërë pjesë e protestës, në mungesë të babait të saj, që ndodhet në arrest shtëpiak.
Argita Malltezi u bë prezente në jetën politike pasi u arrestua bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi për aferën me ish-kompleksin Partizani dhe babai i saj u vu nën akuzë dhe fillimisht në masë sigurie “Detyrim paraqitje” e më pas në arrest shtëpie.
Protestës i është bashkuar edhe deputetja Jorida Tabaku, e cila ishte mbështetëse e Lulzim Bashës.
Vetë Sali Berisha do të jetë prezent në protestë përmes aplikacionit “Skype” dhe fjalimin e tij protestuesit do të kenë mundësi ta ndjekin përmes ekranëve të vendosur në shesh.
Thashethemet për transfertat! Vendimi i Amorimit në janar, Real kontakton Alexander-Arnold