zoom

Slider

Arbitri Marciniak shkeli rregulloren e FIFA-s, goli i tretë i Argjentinës duhej të anulohej…

Argjentina fitoi Kupën e Botës në një ndeshje për zemra të forta në Doha duke mundur pas penalltive Francën 7-5.

Shumë polemika janë ngritur për golin e parë të shënuar nga Argjentina, nëse penalltia ishte e saktë apo e gabuar për faullin ndaj Di Marias.

Por në fakt, skandali i vërtetë qëndron në golin e tretë të “Albiceleste” në kohën shtesë. Rregullorja e thotë qartë se duhej të ishte goditje dënimi për Francën.

Në momentin që Argjentina kishte aksionin premtues dhe goli dukej i sigurt, disa lojtarë të ekipit të Scalonit nuk po i mbante vendi dhe kaluan nga stoli në fushën e blertë, duke e tejkaluar vijën.

L’Equipe” zbulon ligjin 3, paragrafi 9 mbi ligjet e futbollit ku thuhet saktësisht: “Nëse pasi është shënuar një gol, arbitri e kupton, para se të fillojë loja, se një person tjetër ishte në fushë në kohën kur goli është shënuar, goli duhet të anulohet menjëherë.

Nëse personi shtesë është një lojtar stoli, zëvendësues që nuk është përdorur apo një anëtar stafi i ekipit që ka shënuar golin, loja duhet të rifillojë me një goditje dënimi në vendin ku ishte ai person shtesë që ka kaluar në fushë”.

Në momentin e golit të Argjentinës ka më shumë sesa një futbollist që e ka kaluar vijën dhe për këtë arsye ky gol duhej të anulohej. /zoom.al/